image Arrestohet i dyshuari për rrahjen në lokalin "Stop" në Gjilan

Sinjalizime

Arrestohet i dyshuari për rrahjen në lokalin “Stop” në Gjilan

news image

I dyshuari për rrahjen që ndodhi mbrëmë në lokalin “Stop” në Gjilan, nuk i shpëtoi dot Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet brenda policisë se zyrtarët policorë kanë arritur që të prangosin një person, i cili dyshohet se rrahu një person tjetër mbrëmë në këtë lokal.

Ai u kap pasditen e sotme, rreth orës 16:00, në qytetin e Gjilanit.

Këto burime bëjnë të ditur se me urdhër të prokurorit, i arrestuari është ndaluar për 48 orë./Gazeta Sinjali/