image Arrestimi i tre zyrtarëve komunalë, kryetari i Kamenicës thërret konferencë për media

Politikë

Arrestimi i tre zyrtarëve komunalë, kryetari i Kamenicës thërret konferencë për media

news image

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thirrur konferencë për media, pas arrestimit të tre zyrtarëve komunalë për keqpëdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë konferencë, Rahimaj tha se do të informojë për detajet e këtij rasti.

“Nga ora 19:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Kamenicë, mbahet konferencë për media ku do të informoheni për rastin e arrestimit të zyrtarëve komunalë. I ftojmë të gjitha mediat qendrore dhe lokale të marrin pjesë”, shkroi ai në Facebook.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se zyrtarët e arrestuar janë
Pëllum Jashari, 1984,
Ismajl Zubaku, 1985,
Florim Demolli, 1988
.

Ndërkaq, biznesmeni që u arrestuar gjatë operacionit të Prokurorisë në Gjilan, është:
Avdi Koca, 1993.

Ata dyshohen e kanë manipuluar me një tender komunal për funizim me dollapë për shkollat e kësaj komune, duke i shkaktuar buxhetit komunal dëm në vlerë të 35 mijë 35 mijë e 731 euro e 50 centë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/