Është rritur numri i hakerëve në Kosovë që ia mësyjnë për të grabitur bankat, shkruan Gazeta Sinjali
Dje në orën 05:00 në Prishtinë, është kapur në flagrancë një person që dyshohet se ia kishte mësyrë ta hakonte një bankomat dhe të grabiste para.
Sinjali mëson nga burimet brenda Policisë së Kosovës, se njësiti policor i sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka arrestuar të dyshuarin i cili përmes pajisjeve të modifikuara, tentoi të grabiste para prej një bankomati.
Sinjali mëson se nga ai, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy USB, një tastierë kompjuteri, një pajisje e modifikuar për qasje të paautorizuar në bankomat, vegla të ndryshme pune për mundësimin e qasjes në bankomat, dorëza, shirit ngjitës, para të gatshme – 185 euro, 80 franga zvicerane, 100 krona çeke dhe kartela të ndryshme bankare. /Gazeta Sinjali/