image Kapet hajni që vodhi 800 euro në një furrë buke në Fushë Kosovë

Siguri

Kapet hajni që vodhi 800 euro në një furrë buke në Fushë Kosovë

news image

Policia e Kosovës dje ka arritur të arrestojë të dyshuarin për vjedhje të rëndë në një furrë buke në Fushë Kosovë që ndodhi më 3 mars, mëson Gazeta Sinjali.

I dyshuari që vodhi 800 euro në një furrë buke në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

I njëjti, gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.

/GazetaSinjali/