image Kapet duke vjedhur veturën në Prizren, arrestohet nga policia

Kosovë

Siguri/ Kapet duke vjedhur veturën në Prizren, arrestohet nga policia

news image

Një person është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti ka tentuar të vjedh një makinë në rrugën “Ulqini” në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit Shaban Osmanollaj.

“Është arrestuar një person i cili ka tentuar të vjedh një automjet dhe është identifikuar nga viktima. Policia ka vepruar menjëherë dhe e ka arrestuar”, ka thënë Osmanollaj.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në afat prej 48 orë në qendrën e ndalimit./Gazeta Sinjali/