image Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, i gjenden rreth dy kg drogë në pallto

Siguri

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, i gjenden rreth dy kg drogë në pallto

news image

Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar sonte një person, i cili është kapur duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë – Maqedoni Veriore, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollit në pallton e personit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, janë gjetur katër paketime të mbështjella me rreth 2 kilogramë substancë të llojit heroinë, që është konfiskuar.

Sipas Policisë është iniciuar rasti “Blerja, posedim shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Tentim kalimi ilegal i kufirit ose vijës kufitare”.

Në njoftim thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/