image Kapet 50-vjeçari në kufi, ndaj tij kishte urdhërarrest aktiv nga Gjykata në Gjakovë - Sinjali

Kapet 50-vjeçari në kufi, ndaj tij kishte urdhërarrest aktiv nga Gjykata në Gjakovë

news image

Dje pasdite, në pikën kufitare në Vërmicë Policia e Kosovës ka ndaluar një 50-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë verifikimit, është konstatuar se i njëjti ka një urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Sinjali mëson se më pas, patrulla policorë ka shkuar në këtë lokacion, e ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka dërguar në stacion policor.

Me vendim të gjyqtares së lëndës, 50-vjeçari me inicialet A.Sh., është liruar dhe është urdhëruar që të paraqitet në gjykatë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin