image Kapet 45-vjeçari i kërkuar nga Policia, dërgohet në vuajtje të dënimit

Drejtësi

Kapet 45-vjeçari i kërkuar nga Policia, dërgohet në vuajtje të dënimit

news image

Përveç punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik, zyrtarët policorë në pikën e kalimit kufitar në Merdare, kanë ndaluar një person i cili po kërkohej nga organet e drejtësisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se 45-vjeçari po kërkohej, pas një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, në mënyrë që ta kryej dënimin të cilin ia ka caktuar Gjykata.

/GazetaSinjali/