Një 38-vjeçar është arrestuar sot pasi po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Gazeta Sinjali nga burimet e saj brenda Prokurorisë mëson se personi që u arrestua ishte dënuar me 25 ditë burgim, pasi kishte kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sinjali mëson se 38-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.