image Kapet 25-vjeçari i dënuar për posedim të drogës

Siguri

Kapet 25-vjeçari i dënuar për posedim të drogës

news image

Sot në mesditë zyrtarët policorë e kanë arrestuar një person në Prishtinë, ndaj të cilit ka qenë një urdhëresë aktive nga Gjykata.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se 25-vjeçari (emër i njohur për redaksinë) nga Prishtina ka qenë i dënuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Siç mëson Sinjali, i arrestuari ka qenë i dënuar me 50 ditë burgim më 9 mars 2022.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Smrekonicë.

/GazetaSinjali/