image Kapen me heroinë dy shqiptarë në Itali, kishin kthyer apartamentin në një laborator droge

Evropë

Kapen me heroinë dy shqiptarë në Itali, kishin kthyer apartamentin në një laborator droge

news image

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane pasi u kapën me heroinë.

Të dy rreth 30 vjeç u arrestuan pasi iu gjet një laborator që shërbente për përpunimin e heroinës. Ata kishin improvizuar një studio të vogël në një apartament në Milano ku kryenin edhe procesin e përpunimit të lëndës narkotike.

Prej kohësh, policia ka vëzhguar apartamentin në Viale Umbria, mbi të cilin kishte të dhëna për lëvizje të dyshimta.

Agjentët u vendosën pranë shtëpisë më 9 shkurt, ata kontrolluan njërin prej shqiptarëve si dhe më pas kryen kontrolle edhe në shtëpi, ku në dhomën e vetme të apartamentit që shërbente si studio, agjentët gjetën të gjitha pajisjet që u nevojiteshin për të përpunuar drogën, përkatësisht tre makina me vakum, shishe hidraulike, blender, shufra precize dhe qese të zeza, me rreth 80 kilogramë lëndë prerëse dhe 4500 euro, shkruajnë mediat italiane.

/GazetaSinjali/