image Kapen me drogë dhe para, arrestohen dy persona në kampusin e Universitetit të Prishtinës

Siguri

Kapen me drogë dhe para, arrestohen dy persona në kampusin e Universitetit të Prishtinës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, te të cilët ka gjetur dhe ka konfiskuar substancë të dyshuar narkotike dhe para, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, të dyshuarit janë arrestuar dje pasdite rreth orës 17:00.

Te të dyshuarit policia njofton se ka gjetur dhe ka konfiskuar 129.4 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, një telefon dhe 80 euro para të gatshme.

Dy të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/