image Kapen me 6 qese marihuanë, prangosen dy persona në Viti

Siguri

Kapen me 6 qese marihuanë, prangosen dy persona në Viti

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për “Posedim të substancave narkotike”, në rrugën “Adem Jashari”, në Viti, raporton Gazeta Sinjali.

Ata ishin duke kaluar në këtë rrugë mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:10, kur u ndaluan për kontroll nga policia.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre, policia njofton se ka gjetur dhe ka konfiskuar gjashtë qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë 3.5 gramë.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/