image Kapen dy të dyshuarit për grabitjen në Fushë Kosovë

Siguri

Kapen dy të dyshuarit për grabitjen në Fushë Kosovë

news image

Dy persona të dyshuar për grabitje janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë A.D 24 vjeç dhe B.H 18 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Të dy personat dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes së ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë, më datë 19.01.2022 rreth orës 12:30.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

“Ndaj të dyshuarve të arrestuar, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, përderisa po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e këtyre të dyshuarve edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/