Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se dy të arrestuarit dyshohen se ia kanë vjedhur portofolin një femre në rrugën “28 Nëntori”.
Ajo kishte kërkuar ndihmë nga dy zyrtarë policorë, të cilin ndodheshin afër vendit ku ndodhi vjedhja.
Policët i ishin vënë në ndjekje të dyshuarve, të cilët arritën t’i arrestonin.
Sinjali merr vesh se të arrestuarit janë B.K. dhe P.K.
Zyrtarët policorë po ashtu arritën të gjenin portofolin që të dyshuarit e vodhën./GazetaSinjali/