image Kapen dy 18-vjeçarë në kufi, dyshohen se i falsifikuan testet për COVID për të dalë nga Kosova

Siguri

Kapen dy 18-vjeçarë në kufi, dyshohen se i falsifikuan testet për COVID për të dalë nga Kosova

news image

Policia e Kosovës ka ndalur E.F. dhe A.A., të dy të lindur në vitin 2003, në pikën kufitar në Han të Elezit, për shkak të dyshimit se kanë falsifikuar dokumente, raporton Gazeta Sinjali.

18-vjeçarët u ndaluan mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10, të cilët kishin prezantuar te autoritetet policore, dy dokumente, vërtetime të testit RT-PCR Test Sars-Cov-2, të lëshuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

“Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Gjakovë nga ku është konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të evidentuar si dokumente të lëshuara në QKMF -Gjakovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë’.

Dokumentet janë konfiskuar nga ana e policisë./Gazeta Sinjali/