image Kapen 5 kg heroinë në Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar

Siguri

Kapen 5 kg heroinë në Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar

news image

Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve se në një lokacion të dyshuar në Ferizaj, ka substanca narkotike, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për gjetjen e substancës së dyshuar si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave që ndërlidhen me rastin.

Me datë 08.10.2020, pas një pune operative dhe hetimore mbi sigurimin e informatave dhe me urdhër verbal të prokurorit kompetent, Policia e Kosovës ka bërë kontrollimin e një shtëpie dhe objekteve të tjera përcjellëse, ku gjatë këtij kontrolli është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”, me peshë prej 5kg e 529gr.

Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i personit të dyshuar S. A, i cili dyshohet se e ka poseduar substancën e dyshuar narkotike. Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe janë tërhequr nga vendi i ngjarjes nga njësiti i Krim-Teknikës së Regjionit të Ferizajit.

Po ashtu, në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin është bërë identifikimi dhe arrestimi i personit të dytë të dyshuar A. E, i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku dhe janë konfiskuar :

1 ( një) Veturë,
4 (katër) telefona celularë,
560 (pesëqind e gjashtëdhjetë) franga
120 (njëqind e njëzet) euro.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit dërgohen në qendër të ndalimit për 48 orë, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/