image Kaos para MPB-së në Prishtinë, policia del në vendngjarje

Sinjalizime

Kaos para MPB-së në Prishtinë, policia del në vendngjarje

news image

Radhë të gjata të qytetarëve janë parë edhe gjatë ditës së sotme para objektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në fotot e dërguara nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se shumica e qytetarëve që po presin para MPB-së, për t’i kryer shërbimet e tyre, janë të pajisur me maska.

Por, në vendngjarje kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zyrën për informim të PK-së për të mësuar arsyen e daljes së policëve para objektit të MPB-së.

Në përgjigjen e tyre thuhet se lidhur me rastin “nuk ka pasur asgjë, por aty shpesh herë ndërhyn policia për mbajtje të distancës”.

Pamje nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/