Në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është krijuar kaos në trafik me radhë të gjata automjetesh të rreshtuara para një seamafori jofunksional te Ministria e Arsimit.
Një sinjalizues ka treguar se në rrugën ku semaforët nuk po funksionojnë, nuk ka asnjë polic për ta lehtësuar qarkullimin e automjeteve.
Në anën tjetër, rradha e automjeteve është bërë edhe më e gjatë për shkak të punimeve që po kryhen skaj një pjese të rrugës. Kjo ka bërë që veturat të mos mund të lëvizin në njërin shirit të rrugës. /Gazeta Sinjali/