Ndihmat janë ato që kërkohen më shumë nga qytetarët në këto ditë pas tërmetit tragjik në Shqipëri.
Qindra qytetarë u vunë në radhë të gjata përpara pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, në Durrës.
Por, mungesa e organizimit në shpërndarjen e ndihmave krijoi tension.
Banorët ankohen se ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
Uniformat blu, të cilat ishin të pranishme në kaosin e krijuar, tregojnë se ndihmat nuk janë për këdo. Ato u shpërndahen vetëm familjarëve të cilët zotërojnë një dokument nga ana e bashkisë që janë të prekur nga tërmeti.
Ndihmat për familjet e prekura përfshijnë ushqime dhe veshmbathje për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.