Si çdo ditë tjetër edhe sot rruga që të çon në lagjen Veternik të Prishtinës është bllokuar nga automjetet.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes duke bërë me dije për kolonën e gjatë që është shkaktuar.
Rrethrrotullimi në Veternik që pritet t’ua kursejë pak kohën qytetarëve nuk ka përfunduar ende.
Ndërkohë fluksi më i madh i automjeteve vërehet në mëngjes dhe pas orës 16:00. /Gazeta Sinjali/