Pas përfundimit të sezonit 2020/21 në Ligën e Kampionëve dhe ligat përkatëse, mediumi “Goal” ka bërë renditjen e futbollistëve favorit për të fituar topin e artë për këtë vit, përcjell Sinjali Sport.
Chelsea mposhti Manchester Cityn në finale të Champions League me rezultat minimal 1-0.
Me këtë rast futbollisti kryesor i “bluve” N’Golo Kante ka bërë një ngritje enorme në renditjen për topin e artë.
Mesfushori francez pas paraqitjeve fantastike në fazat e eliminimit në Ligën e Kampionëve është ngritur në pozitën e parë.
Pas Kantes, në top tre janë Kylian Mbappe dhe Robert Lewandwoski.
Ish lojtari i Leicester Cityt për të fituar këtë çmim ka edhe një mundësi mjaft të mirë, pasi që me kombëtaren e tij Francën do jetë favorit kryesor për të fituar Evropianin.
Lista e 20-të lojtarëve në renditjen për top të artë të realizuar nga portali “Goal”:
- N’Golo Kante
- Kylian Mbappe
- Robert Lewandowski
- Kevin De Bruyne
- Lionel Messi
- Ruben Dias
- Romelu Lukaku
- Karim Benzema
- Phil Foden
- Cristiano Ronaldo
- Erling Haaland
- Ilkay Gundogan
- Mason Mount
- Bruno Fernandes
- Harry Kane
- Luis Suarez
- Jadon Sancho
- Thomas Muller
- Gerard Moreno
- Neymar. /Gazeta Sinjali Sporti/