image Kanosi vajzën e axhës, arrestohet gjakovari

Kosovë

Kanosi vajzën e axhës, arrestohet gjakovari

news image

Një grua në Gjakovë ka raportuar policinë se është kanosur nga djali i axhës së saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së kanosja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

“Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga djali i axhës i dyshuari mashkull K-Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia./Sinjali