image Kane nuk largohet, kthehet të premten në stërvitje

Futboll

Kane nuk largohet, kthehet të premten në stërvitje

news image

Harry Kane duket se është dorëzuar në revoltën e tij ndaj Tottenhamit dhe do të kthehet në stërvitjet e skuadrës gjatë të premtes.

Sulmuesi, Kane, dëshironte largimin nga skuadra e Tottenham, me Manchester City që donin transferimin e tij.

Për të siguruar një lëvizje të tillë ai nisi një lloj bojkoti ndaj Spurs, duke mos u paraqitur në stërvitjet e fazës parasezonale.

Megjithatë, ‘The Sun’ raporton se Kane do të kthehet në stërvitje të premten.

Ai do të kthehet pikërisht para ndeshjes së cilën Tottenham e luan kundër skuadrës së Manchester City.

Para se të kthehet në stërvitje, Kane duhet të testohet dhe të dalë negativ në Covid-19. /Gazeta Sinjali Sporti/