image Kane nuk duron më shumë, insiston të largohet

Futboll

Kane nuk duron më shumë, insiston të largohet

news image

Harry Kane e dëshiron largimin nga Tottenham Hotspurs në afatin kalimtar të kësaj verë, transmeton Sinjali Sport.

Sulmuesi anglez e dëshiron qëndrimin në Ligën Premier, mirëpo jo më te Spurs.

Sipas asaj që raporton “Daily Telegraph”, Kane po insiston që të transferohet te Manchester City.

Pep Guardiola po e kërkon transferimin e anglezit, sidomos pas largimit të Sergio Agueros në drejtim të Barcelonës.

Kështu, Kane ka hapësirë që të dëshmojë vetën te Citizens edhe pse raportohet se në garë për të është edhe Chelsea.

Tottenhami nuk do të heq dorë aq lehtë nga sulmuesi dhe do të kërkojë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/