image Kane mungon në stërvitje te Tottenhami, shtohen zërat për transferim te Man City

Futboll

Kane mungon në stërvitje te Tottenhami, shtohen zërat për transferim te Man City

news image

Sulmuesi Harry Kane ka munguar në stërvitjet para-sezonale tek skuadra e tij Tottenham, mes spekulimeve për një largim të mundshëm nga Londra.

28-vjeçari duhej të kthehej te Spurs të hënën pas një pushimi të shkurtër, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në muajin maj u raportua se Kane i ka thënë drejtuesve të Tottenhamit se dëshiron të largohet nga klubi në verë.

Manchester City është destinacioni i mundshëm për anglezin. City është i gatshëm të paguajë mbi 100 milionë për t’i siguruar shërbimet e tij.

/GazetaSinjaliSporti/