Sulmuesi Harry Kane ka munguar në stërvitjet para-sezonale tek skuadra e tij Tottenham, mes spekulimeve për një largim të mundshëm nga Londra.
28-vjeçari duhej të kthehej te Spurs të hënën pas një pushimi të shkurtër, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Në muajin maj u raportua se Kane i ka thënë drejtuesve të Tottenhamit se dëshiron të largohet nga klubi në verë.
Manchester City është destinacioni i mundshëm për anglezin. City është i gatshëm të paguajë mbi 100 milionë për t’i siguruar shërbimet e tij.
BREAKING: Harry Kane has not shown up for Tottenham training. He was due to return to Hotspur Way this morning following a short holiday.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 2, 2021