Harry Kane i ka vënë në alarm tifozët e Tottenham pasi sugjeroi se ai do të ishte i hapur për të lënë skuadrën e Premier League, varësisht nga mënyra se si ‘ata përparojnë si ekip’.
Sulmuesi i Spurs ka shënuar 136 gola në Premier League në vetëm shtatë sezone që kur bëri debutimin e tij në ligë për ekipin dhe duket mirë në rrugën për ta thyer rekordin e Alan Shearer për golat e shënuar në kampionat.
Ai ka qenë i lidhur me një lëvizje larg nga veriu i Londrës në të kaluarën dhe tani për herë të parë është konfirmuar se mund të largohet nga klubi në të ardhmen.
Duke folur me Jamie Redknapp gjatë një interviste live në Instagram, kapiteni i Anglisë tha që e ardhmja e tij ishte e lidhur me mënyrën se si po funksiononte ekipi.
Ai nuk pretendoi se po kërkonte të largohej, por tha se do ta konsideronte atë “varësisht se si ekipi po përparonte”, i cili vjen pas një sezoni vështirësish në Stadiumin Tottenham Hotspur.