image Kane me dy gola mbyll çështjen e fituesit - VIDEO

Futboll

Kane me dy gola mbyll çështjen e fituesit – VIDEO

news image

Tottenhami po zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Muras në Conference League, raporton Sinjali Sport.

Rezultati momental në këtë ndeshje është 4-1 për londinezët.

Spurs kanë realizuar dy gola brenda tetë minutave të parë, duke treguar formë të lartë sot.

Londinezët kaluan në epërsi në minutën e tretë, me anë të golit nga pika e bardhë prej Dele Alli.

Më pas, përmes Giovani Lo Celso, shënoi në të 8-ën minutë golin e dytë.

Mirëpo pjesë e dytë filloi më mirë për mysafirët, të cilët ngushtuar shifrat, me anë të Ziga Kous që realizoi në minutën e 53-të.

Harry Kane me dy gola mbylli çështjen e fituesit në këtë takim, ku kanë mbetur edhe 10 minuta lojë.

/Gazeta Sinjali Sporti/