Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të qëndrojë në vendin e parë, kur kanë mbetur vetëm edhe 0.26% të votave pa u numëruar.
Partia e Kurtit ende i prinë garës me 25.50% të votave. Ajo ndiqet nga LDK-ja me 24.82%, shkruan Gazeta Sinjali.
PDK-ja vazhdon të mbetet larg. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, partinë e Veselit e kanë votuar 21.23% të votuesve.
11.57% të votave i ka marrë deri tash koalicioni AAK-PSD.
Edhe më tej vazhdon të mbetet në rrezik kolaicioni Nisma-AKR-PD, që kanë marrë vetëm 4,96% të votave.
Ende pa përfunduar numërimi, LDK, PDK dhe koalicioni Nisma-AKR-PD kanë paraqitur ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar rinumërimin të votave. Rezultatin ndërkaq e ka pranuar AAK-ja. /Gazeta Sinjali/