image Kane drejt Serie A, Muriqi pritet ta zëvendësojë

Futboll

Futboll/ Kane drejt Serie A, Muriqi pritet ta zëvendësojë

news image

Mediet italiane zbulojnë se Harry Kane mund të luajë në Serie A sezonin tjetër.

Sulmuesi i Tottenham dhe kapiteni i kësaj skuadre, dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm.

Nisur nga situata aktuale në Premierligë, Kane me Tottenhamin nuk mund ta bëjë këtë gjë, me skuadrën angleze që nuk ka gjasa të kap vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sipas informacioneve të medieve italiane, Harry Kane ka shprehur vullnetin për të forcuar radhët e Juventusit.

Për shërbimet e tij, Tottenham kërkon hiq më pak se 150 milionë euro.

Kane 26 vjeçar, ka shënuar 278 ndeshje për Tottenham dhe ka shënuar 181 gola. E vendin e Kane te Tottenham mund ta zë sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi.

E gjithë kjo pas raportimeve të fundit nga Turqia që po e bëjnë këtë faktë të kryer. Muriqi, krahas Tottenhamit, po kërkohet edhe nga disa skuadra tjera kryesisht nga Serie A.