image Kane: Do kontaktojë me Nunon pas Evropianit

Futboll

Kane: Do kontaktojë me Nunon pas Evropianit

news image

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka folur lidhur me situatën momentale.

Anglezi ka kërkuar largimin nga Tottenham dhe kërkohet me ngulm nga Manchester City, por skuadra londineze refuzon ta shesë.

Kane ka folur lidhur me situatën momentale, derisa ka pranuar se ende s’ka asgjë konkrete.

“Kur vjen një trajner i ri, është një nivel i lartë rreth klubit. Nuno është trajner i mirë dhe bëri punë të mirë te Wolves, bëri që ata të luajnë mjaftë mirë. Jam i sigurt se do jemi në kontakt pas turneut”.

Dëgjova që Paratici dëshiron që unë të qëndrojë dhe sigurisht si lojtar dëshiron të jesh i kërkuar, ndihesh sikur të duan, që ndihem unë. Është mirë të dëgjosh dhe të jep motiv shtesë. Jam i sigurt që do njihemi pas Eurove”, tha ai.

Ndërkohë, Tottenham ka refuzuar ofertën me vlerë 100 milionë euro plus një lojtar nga City.  /Gazeta Sinjali Sporti/