image "Kanë djegie të rënda në duar dhe fytyrë", nga QKUK japin detaje për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi

Siguri

“Kanë djegie të rënda në duar dhe fytyrë”, nga QKUK japin detaje për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi

news image

Për shkak të shpërthimit të një bombole gazi në një qendër të lojërave për fëmijë në rrugën Prishtinë – Ferizaj, 12 persona kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas mjekut kujdestar në QKUK, Ejup Govori, ata kanë djegie relativisht të rënda në shuplaka të duarve dhe në fytyrë.

Govori tha për Gazetën Sinjali se të lënduarit janë të moshës së re.

“Janë të ri, njëri është 19-vjeçar, tjetri 23-vjeçar, një 24-vjeçar. Janë mosha të reja. Me djegie relativisht të rënda, të shkallës së dytë dhe të tretë. Mirëpo, sipërfaqet janë të vogla, janë në shuplaka të duarve dhe në fytyrë. Të gjithë janë pranu në Kirurgji Plastike, janë t’u i trajtu plagët kirurgët plastikë“, tha ai./Gazeta Sinjali/