image Kandiq - Vuçiqit: Ndale fushatën për çnjohjen e Kosovës

Politikë

Kandiq – Vuçiqit: Ndale fushatën për çnjohjen e Kosovës

news image

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se duhet të ndalojë fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Kandiq ka thënë se anëtarësimi i shtetit të Kosovës në INTERPOL, UNESCO dhe në Këshillin e Evropës është në interes të serbëve që jetojnë në Kosovë.

“’Ne do t’i mposhtim ata në Interpol dhe UNESCO, në Këshillin e Evropës – shumë e vështirë për ne’ – vlerëson presidenti i Serbisë – nuk ka askush rreth tij që ta këshillojë që anëtarësimi i Kosovës në të tre organizatat dhe heqja dorë nga lobimi për çnjohje është në interes të serbëve në Kosovë”, shkroi ajo në Twitter./Gazeta Sinjali/