image Kandidatja për kryeministre të Britanisë thotë së është e gatshme të përdorë armët bërthamore

Evropë

Kandidatja për kryeministre të Britanisë thotë së është e gatshme të përdorë armët bërthamore

news image

Kandidatja favorite për kryeministre të Britanisë, Liz Truss, ka thënë se do të ishte e gatshme të përdorë armët bërthamore të Britanisë, nëse një gjë të tillë e kërkon situata në të ardhmen.

Truss, e cila pritet të marrë postin e kryeministres në më pak se dy javë, ka thënë se shtypja e butonit është një detyrë e rëndësishme për njerëzit në këtë rol.

“Mendoj se është një detyrë e rëndësishme e Kryeministrit dhe jam gati ta bëj”, tha Truss gjatë një debati.

Shumica e kandidatëve për të udhëhequr Britaninë dhe kryeministrat kanë pohuar se do të ishin të përgatitur të përdorin armë bërthamore.

/GazetaSinjali/