image Kandidati për president tek Barcelona po planifikon të transferojë yllin e Dortmundit

Futboll

Kandidati për president tek Barcelona po planifikon të transferojë yllin e Dortmundit

news image

Joan Laporta do të kandidojë përsëri për t’u bërë president i Barcelonës.

Sipas “El Chiringuito”, nëse Laporta i fiton zgjedhjet dhe bëhet president i Barcelonës ai do të tentojë të transferojë Erling Halaandin e Dortmundit që po i çmend të gjithë fansat e futbollit me paraqitjet e tij në fushën e gjelbër, transmeton Sinjali Sportiv.

Agjenti i Halaandit, Mino Raiola është shok i ngushtë me Laportan dhe ky fakt mund të jetë çelësi i transferimit të norvergjezit në Camp Nou.

Haaland u transferua tek Dortmundi në sezonën e kaluar dhe për një kohë të shkurtër është shndërruar në futbollistin kryesor në repartin ofanziv të ekipit gjerman.

/Sinjali Sportiv/