image Kandidatët e zyrtarizuar të VV-së për katër komuna

Politikë

Kandidatët e zyrtarizuar të VV-së për katër komuna

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatët e saj për krytar të komunave të Vushtrisë, Pejës, Malishevës dhe Lipjanit, transmeton Gazeta Sinjali.

Në komunën e Vushtrrisë VV-ja ka njoftuar se kanditati i saj zyrtar do të jetë Arsim Rexhepi.

“Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pas një procesi zgjedhor, e përmes demokracisë së drejt për drejt, me shumicë votash, ka miratuar Arsim Rexhepin, kandidat për kryetar të komunës së Vushtrrisë, për zgjedhjet lokale të 17-të tetorit”, thuhet në njoftimin e VV-së në Vushtrri.

Në Pejë, Vetëvendosja ka zyrtarizuar Gazmend Agushollin si kandidat për kryetar të kësaj komune.

Këtë e bëri të ditur Sekretari i VV-së në Pejë, Besnik Zeqiri, i cili postoi një fotografi në Facebook ku shkroi se Agusholli është kandidatura zyrtare e VV-së atje.

Në Malishevë, garës për të parin e komunës do t’i prijë Alban Krasniqi.

Dega e Vetëvendosjes në Malishevë bëri të ditur se përveç Krasniqit që do të jetë kandidat për kryetar, Këshilli i Qendrës në Malishevë kanë zgjedhur edhe kandidatët për Kuvend Komunal.

Në Lipjan, kandidati i Vetëvendosjes për të parin e komunës do të jetë Adnan Rrustemi.

Rrustemi i cili është edhe deputet i kësaj partie në këtë legjislaturë, tashmë ka marrë besimin e qendrës për të garuar për të parin e Lipjanit.

“Të dashur qytetarë të komunë së Lipjanit, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Lipjan, më kanë dhënë besimin e tyre për t’u kandiduar për kryetar të komunës së Lipjanit në zgjedhjet e 17 tetorit, për të cilin i falënderoj dhe e konsideroj përgjegjësi”, ka bërë të ditur vet Rrustemi.

Kurse, kandidat i VV-së për Shtime do të jetë Qemajl Aliu. Njoftimin se Aliu do të jetë kandidat e bëri vet qendra e Vetëvendosjes në Shtime.

/Gazeta Sinjali/