Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, sot ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe është në karantinë.
Nehammer, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus nga një pjesëtar i ekipit të tij të sigurisë, derisa ka bërë të ditur se do të vazhdojë t’i kryejë krejt detyrat e tij qeveritare përmes videolidhjeve.
Ai ka qenë i vaksinuar me të tri dozat dhe aktualisht nuk ka shfaqur ndonjë simptomë.
Numri i rasteve të reja ditore në Austri, gjatë kësaj jave, ka arritur shifrat më të larta të infektimit në dy muajt e fundit.