image Kancelari austriak e uron Kurtin për të dytën herë, i premton mbështetje dhe bashkëpunim

Kosovë

Telegram/ Kancelari austriak e uron Kurtin për të dytën herë, i premton mbështetje dhe bashkëpunim

news image

Kancelari Federal i Austrisë, Sebastian Kurz, i ka dërguar telegram urimi kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Përmes këtij telegrami, ai e ka përgëzuar për zgjedhjen e tij si kryeministër, duke vlerësuar se Kosova është partner i rëndësishëm për Austrinë.

Veç kësaj, Kancelari Kurz e kishte uruar Kurtin vetëm pak minuta pas zgjedhjes së tij si kryeministër i Kosovës (3 shkurt), përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Urime Albin Kurtit për formimin e një qeverie të re në Kosovë. Mezi pres të punoj me ju dhe të mbështes integrimin e Kosovës në BE”, kishte shkruar ai./GazetaSinjali/

Në letrën e urimit thuhet:

Shkëlqesia Juaj,

Më lejoni t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.

Që nga Shpallja e Pavarësisë në vitin 2008, Kosova është përballur me sfida serioze politike, etnike, ekonomike dhe shoqërore. Kosova është partner i rëndësishëm për Austrinë dhe zhvillimi i marrëdhënieve tona të mira ka rëndësi të madhe për ne. Kosova ka qenë gjithmonë vend me prioritet për Agjencinë Austriake për Zhvillim dhe mund t’ju siguroj se do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë.

Mezi pres të punoj me ju dhe ta mbështes integrimin e Kosovës në BE.

Gjitha të mirat,

Sebastian Kurz

Kancelar Federal i Austrisë