image Kamioni hyn në korsinë e kundërt të rrugës në Prizren (VIDEO)

Sinjalizime

Kamioni hyn në korsinë e kundërt të rrugës në Prizren (VIDEO)

news image

Gjobat e trafikut, madje as aksidentet e shumta, nuk po arrijnë që t’i vetëdijësojnë shoferët në Kosovë që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit një video, në të cilën shihet një shofer, i cili është futur me kamion në korsinë e kundërt të rrugës në Prizren, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sipas sinjalizuesit, kjo video është realizuar mesditën e sotme, rreth orës 12:56.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen dhe të shtohet siguria në rrugë./Gazeta Sinjali/