image Kamioni humb kontrollin nga mjegulla, aksidenton makinat dhe policët

Botë

Policia/ Kamioni humb kontrollin nga mjegulla, aksidenton makinat dhe policët

news image

Shtetet e Bashkuara këtë javë janë përfshirë nga masa të ftohta atmosferike që përhapin dëborë dhe mjegull nëpër vend. Një aksident u filmua të premten, por pa pasoja për jetën e përsonave të përfshirë.

Mjegulla e dendur në një autostradë të shtetit amerikan të Teksasit u bë të premten vatër aksidentesh automobilistike.

Një ekip xhirimi për pak sa i shpëtoi tragjedisë kur një kamion u përmbys në përpjekjen për të evituar përplasjet me automjetet e tjera.

Rimorkioja e mjetit goditi një nga oficerët që ndodhej për të hetuar një aksident të mëhershëm, ndërsa plagë mori edhe shoferi i kamionit.

Dy personat u transportuan në spital pa rrezik për jetën.

Ndërsa mjegulla e trashë mbuloi rajonin, mjeti i përmbysur në rrugë u bë shkak për aksidentimin e katër autoveturave të tjera.

Një stuhi dimërore komplekse që po lëviz nga jugperëndimi në veri këtë javë ka sjellë në Shtetet e Bashkuara shira, cirkatë dhe dëborë.

Skena të dimrit të egër vërejti edhe shteti zakonisht me diell i Kalifornisë.

Bllokimi i qarkullimit të rregullt të makinave nga bora e dendur shtyu më shumë banorë drejt ambienteve të brendshme, për të konsumuar në restorantet vendase gatimet karakteristike të stinës. /Gazeta Sinjali/