image Kamioni godet një këmbësor në rrugën B në Prishtinë

Siguri

Kamioni godet një këmbësor në rrugën B në Prishtinë

news image

Një këmbësor është goditur nga një kamion mesditën e sotme, rreth orës 12, në rrugën B në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga zyra e mediave e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, në përgjigjen e të cilës thuhet se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/