image Kamioneta përplaset me veturën në Klinë, një person përfundon në spital

Siguri

Kamioneta përplaset me veturën në Klinë, një person përfundon në spital

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamionete dhe një veturë, pasditen e sotme rreth orës 16:14 në fshatin Poterq të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se ky është aksidenti i dytë brenda ditës në këtë fshat.

“Rreth orës 16:14 është raportuar për një aksident në fshatin Poterq të Klinës, mes një kamionete dhe një veturë. Një person është lënduar dhe është dërguar në spital, ka lëndime të lehta. Ky është aksidenti i dytë për sot në këtë fshat. I pari ka ndodhur rreth orës 14:20, mes dy veturave. Ka qenë vetëm me dëme materiale, nuk ka pasur të lënduar”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/