image Kamioneta godet një këmbësore në Prizren, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Siguri

Kamioneta godet një këmbësore në Prizren, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

news image

Foto ilustruese


Si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, ndodhin një numër i madh i aksidenteve çdo ditë në vendin tonë. Në shumë raste viktima janë edhe këmbësorët, të cilëve shpesh herë u rrezikohet edhe jeta. Ka herë kur shoferët bëjnë veprime të papërgjegjshme pas aksidenteve, duke ikur nga vendi i ngjarjes dhe duke mos u ofruar ndihmë viktimave, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident ka ndodhur edhe dje në rrugën ‘Rexhep Kabashi’ në Prizren, ku një kamionetë ka goditur një grua të moshuar.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur shoferi që po drejtonte kamionetën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren që po kalonte rrugën.

Mirëpo ai nuk është ndalur fare që t’i ofrojë ndihmën e parë viktimës, apo ta dërgojë atë për tretman mjekësor. I njëjti është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk është arritur ende që të identifikohet.

Ndërkohë 67-vjeçarja është dërguar në spital nga familjarët e saj, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

/GazetaSinjali/