Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që sonte në orën 21:00 t’i fikin dritat për një minutë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo është një shenjë proteste e qytetarëve të Kamenicës pas vdekjes së 34-vjeçares e cila dyshohet se u mbyt nga burri i saj 42-vjeçar.
“Në shenjë proteste për ngjarjen që ndodhi ditën e shtunë, ku një grua humbi jetën si pasojë e dhunës në familje, ju ftoj të gjithëve që sonte në ora 21:00 t’i fikni dritat për një minut”, ka shkruar ai në Facebook.
I pari i Kamenicës bëri të ditur se kjo iniciativë është thirrje e Grupit të Grave të Komunës së Kamenicës, kundër dhunës në familje./Gazeta Sinjali/