Një grua në Prishtinë dje ka pranuar një mesazh kërcënues në telefonin, në lidhje me vajzën e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Gruaja që raportoi rastin në Polici dje rreth orëve të mbrëmjes, ka deklaruar se mesazhi kërcënues që mori nga një person është ky: “kam me ta vra vajzën”, bëjnë me dije burimet e Sinjalit.
Sinjali mëson se Policia ka arritur ta arrestojë këtë person, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij është hapur rasti “kanosje”.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Murat Mehmeti” të kryeqytetit.