image "Kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët", merret vendim për të dyshuarin që e kanosi punëtorin e Gjykatës së Prizrenit - Sinjali

“Kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët”, merret vendim për të dyshuarin që e kanosi punëtorin e Gjykatës së Prizrenit

news image

Të premten në Prizren u arrestua një person, i cili dyshohet se e kanosi zyrtarin e Gjykatës Themelore të Prizrenit. Sot, kjo Gjykatë ka marrë vendim ndaj të dyshuarit F.H, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në afat kohor prej 30 ditësh.

Si ka ndodhur ngjarja?

Sipas Gjykatës, në mesditën e 21 janarit, punëtori i Gjykatës shkon ta njoftojë të dyshuarin se djali i tij duhet të paraqitet në Gjykatë dhe ia ofron ftesën, me ç’rast i dyshuari revoltohet.

Pas kësaj, i dyshuari fillimisht tenton t’i vërsulet fizikisht e pastaj e ofendon dhe e kërcënon me fjalët “kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nëse bjen kësi letra

Sipas njoftimit, këto fjalë viktimës i kanë shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin