image Kalon në mbi 25 mijë numri i rasteve me koronavirus në Holandë

Botë

Botë/ Kalon në mbi 25 mijë numri i rasteve me koronavirus në Holandë

news image

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Holandë ka tejkaluar 25.000, njoftuan sot shërbimet shëndetësore të vendit.

Numri i vdekjeve është rritur me 94 në 2.737, transmeton Reuters.

Instituti Kombëtar i Shëndetit holandez (RIVM) raportoi 1.188 infeksione të reja në 24 orët e fundit, gjithsej 25.587.

Një ndalim për grumbullimin e njerëzve është në fuqi dhe deri më 1 qershor, përveç funeraleve dhe ceremonive fetare, nuk ka kufizim në lëvizje dhe qytetarëve u këshillohet të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk duhet të shkojnë për të punuar në dyqane.

Udhëtimet janë gjithashtu të lejuara, por jo në grupe./Gazeta Sinjali/