image Kafenetë plot, prindërit nxjerrin fëmijët në shëtitje, shihni se çfarë po ndodh pas orës 21:00 në Fushë Kosovë (Video)

Skandaloze

Kafenetë plot, prindërit nxjerrin fëmijët në shëtitje, shihni se çfarë po ndodh pas orës 21:00 në Fushë Kosovë (Video)

news image

Lokali i quajtur ‘Noha Lounge Bar’ në lagjen Dardania të Fushë-Kosovës, që si për ‘ironi’ ndodhet në afërsi të banesës së komandantit të Policisë në Fushë-Kosovë, po punon edhe pas orës 21:00, raportojnë sinjalizuesit nga vendi i ngjarjes.

Anipse gjatë fundjavës qeveria mori vendim të ndalojë shërbimet e gastronomisë pas orës 21:00, një gjë e tillë po shpërfillet në shumë komuna të Kosovës.

Sonte në Fushë-Kosovë është parë fluks i madh i qytetarëve në kafene dhe në rrugë, madje sipas pamjeve të dërguara nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, shihen edhe fëmijë në rrugë.

Në vendngjarje nuk janë parë as policë e as inspektorë. /Gazeta Sinjali/