Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, gjatë Komisionit për Integrim Evropian ka deklaruar se nëse do të vazhdojë publikimi i videove kundër opozitës nga VV-ja atëherë do t’i bojkotojnë seancat dhe s’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Kadrijaj ka thënë se nëse ndodh kjo humb Kosova dhe jo Vetëvendosja, prandaj kërkoi që të mos i detyrojnë ta bëjnë këtë.
“Nëse vazhdoni prapë me ndonjë video poshtëruese, denigruese, atëherë na detyroni që në seancë ta lëshojmë dhe të mos i votojmë edhe prapë do të humbë Kosovë, nuk humbni ju. Si Qeveri vazhdoni ndërtoni konsensusin dhe mos na sulmoni opozitën me video tjera tmerruese”, shtoi Kadrijaj.